Bajraktari: Presidenca do ta ketë të vështirë ta argumentojë kushtetutshmërinë e dekretit

Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se pezullimi i dekretit të presidentes dhe i punës në Kuvend nga Gjykata Kushtetuese, brenda një periudhe të shpejtë, dëshmon se Gjykata shqyrtimin e kësaj lënde e ka marrë me prioritet dhe me efikasitet të lartë. Sipas tij, masa pezulluese deri më 31 mars nuk e paragjykon epilogun e çështjes. Por ai thotë se masa mund të vazhdojë edhe pas kësaj date, nëse Gjykatës i duhet ta rishikojë kërkesën.
“Marrja e masës së përkohshme në asnjë variant nuk duhet të kuptohet dhe nuk mund të paragjykojë epilogun e këtij procesi. Ajo çka mund të them në këtë fazë të procesit është se presidenca do ta ketë të vështirë ta argumentojë çështjen e dekretit. Sepse sic e kemi thënë që në krye të herës sa i përket cështjes së nenon 86 paragrafit 2 sipas të cilit natyrisht se deputetët duhet ta zgjedhin presidentin e vendit jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Përtej kësaj, dispozitua kushtetuese në këtë aspekt është e heshtur prej dallim prej dy rrethanave të tjera të cilat në mënyrë eksplicite parashihet që vendi shkon në zgjedhje në rasitn e dështimit të zgjedhjes së presidentit.’’,. tha ai për rtv21./RTV21/21Media