Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Drenasit

(Lajm i përditësuar)


Bajram Begaj  shpallet “Qytetar Nderi” i Drenasit

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zyrtarisht është shpallur “Qytetar Nderi” i Drenasit. Titulli iu nda nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Në fjalimin e tij, Begaj tha se ky është një moment i veçantë në jetën e tij.

“Më lejoni të shpreh falënderimet e mia dhe mirënjohem e pakufijshme ndaj popullit të Drenasit dhe autoriteteve lokale, të cilët më bën këtë nderë kaq të madh”, tha Begaj.

Ai vlerësoi lart kontribut e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, për të cilët uroi që të kthehen sa më parë në familjen e tyre.

Po ashtu Begaj, përmendi edhe kontributin e madh të dëshmorëve për lirinë e Kosovës.


Presidenti i Shqipërisë Begaj sot merr titullin “Qytetar Nderi në Drenas”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Begaj sot pritet ta vizitoj komunën e Drenasit, ku pritet t’i ndahet titulli “ Qytetar Nderi”.

“Kuvendi i Komunës së Drenasit i ndan titullin “Qytetar Nderi” presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi Komunal, Drenas)”, thuhet në njoftim.

Back to top button