Bajrami: Duhet t’i japim kohë Qeverisë Kurti
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Hykmete Bajrami sonte deklaroi se ende duhet t’i japin kohë Qeverisë Kurti, por siç tha ajo, jo t’ua dëshmojë atyre, por që qytetarët ta shohin Kurtin edhe më gjatë në qeverisje.
Ajo në “Click” të RTV21 tha se duhet të mësohemi që kur dikush t’i fitojë votat, t’i çojë mandatet deri në fund.
Bajrami deklaroi se mocionet për rrëzimin e qeverisë duhet të bëhen duke u bazuar në arsye.
“Ne e kemi problem mi mbledhë 40 vota për me thirrë seanca të jashtëzakonshme”, shtoi ndër të tjera Bajrami./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?