Bajrami i i reagon Muratit: Le ministër, shko në shpi se kjo nuk është punë për ty

(Lajm i përditësuar)

Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se LDK-ja e ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për Çmimet Tavan, ligj me të cilin do të rregulloheshin çmimet e disa produkteve.

Bajrami në reagimin e saj thotë se duhet të jesh tepër i dështuar që në vitin e tretë të mandatit si ministër thua se “LDK-ja s’po me len me punu”.

“Le ministër, shko në shpi se kjo nuk është punë për ty – populli thotë nuk shkon me zor” shkruan Bajrami ndër të tjera.

Murati thotë se çmimet po i kthehen normalitetit, por fajëson LDK-në se pse s’u bë Ligji për Çmimet Tavan

Ministri i Financave ka thënë se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.  Ai duke iu referuar të dhënëave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thotë shkalla e inflacionit për muajin prill ishte 6.3%, që sipas tij paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë.

“Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera. Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg. Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët. “, ka thënë Murati.

Ai ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për bllokimin e përcaktimit të Çmmimit Tavan.

“Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve.”, ka përfunduar Murati./21Media

Back to top button