Bajrami: Kur u raportua mbyllja e Hormuzit u rrit çmimi i naftës në Kosovë, kur ra dje mbeti i njëjtë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar rritjen e çmimeve të naftës në Kosovë dhe e cilëson situatën si abuzim ndaj qytetarëve.
Ajo thotë se Qeveria po shfrytëzon krizën për të mbushur buxhetin, duke mos ulur TVSH-në dhe akcizën.
Bajrami kërkon raportim të saktë të stokut dhe çmimeve të importit, si dhe reflektim të çmimeve në kohë reale.
Sipas saj, vendimet e Qeverisë nuk bazohen në të dhëna, por në reagime të vonuara dhe selektive.
Deputetja paralajmëron se pa stabilizimin e çmimit të naftës, çdo ndihmë ndaj inflacionit vetëm e ushqen krizën.
”Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës. Në momentin që u raportua për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, çmimet në Kosovë u rritën menjëherë, por kur situata dje u qetësua dhe çmimet ranë në bursë, tek ne mbetën të njëjtat”, ka shkruar Bajrami.