Bajrami: Kurti me ministra janë fshehur, s’guxojnë të ballafaqohen

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykemte Bajrami, i ka reaguar sërish Lëvizjes Vetëvendosje, për çështjen e energjisë elektrike, duke i akuzuar se janë fshehur dhe nuk kanë guxim të përballen për mashtrimin e ish-deputetit të tyre, Armend Muja.
Bajrami thotë se ky i fundit ishte në siklet sot, teksa mundohej të mbronte Qeverinë e VV-së, Vuk Hamoviqin, NOA-n dhe mafinë energjetike.
Mes tjerash, anëtarja e LDK-së, ka renditur edhe ‘zhvillimet’ që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, në sekotorin e rrymës.