Bajrami: Kurti me veglat e tij ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas padisë së Korporatës Energjetike të Kosovës, ndaj bashkëpartiakes së saj, Janina Ymerit.

Bajrami ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se përmes “veglave” të tij po e lufton Janina Ymerin.

“Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafinë energjetike. Sot, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e lufton mafinë energjetike. Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin. Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka shtuar tutje në reagimin e saj se rezultati që morën si LDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nuk i bën që të heshtin.

Back to top button