Bajrami: LVV është në panik, fatura e rrymës është hajnia më e madhe

(Lajm i përditësuar)


Bajrami i bën thirrje Rizvanollit: Publikojeni nga kush po blejmë energji

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka bërë thirrje ministres së Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, që të sigurojë transparencë lidhur me importin e energjisë.

Ajo kërkoi nga Rizvanolli dhe institucionet përkatëse që të publikojnë informacionet mbi marrëveshjet për blerjen e energjisë, përfshirë cilat kompani janë duke furnizuar Kosovën me energji, çmimin e saj, origjinën dhe kostot e transportimit.

“Ju bëj thirrje zonjës Rizvanolli dhe institucioneve përkatëse që të bëjnë publik informacionin se nga kush po blejmë energjinë, sa po paguajmë për energjinë dhe nga cilat burime po e importojmë”, tha ajo.

Bajrami kujtoi premtimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili iu kishte thënë qytetarëve që do të lirojë çmimin e rrymës,

Ajo përmendi edhe mafinë energjetike të cilën sipas saj Kurti e ka thënë me gojën plotë që do ta luftojë.

“Qytetarët e dinë që Kurti ka ardhë me premtimin që ta lirojë çmimin e energjisë elektrike dhe me gojën plotë që ka me luftu, mafinë energjetike”./21Media


Bajrami për Vetëvendosjen: Është në panik

Hykmete Bajrami nga LDK ka thënë se pas të gjeturave dhe fakteve të publikuara këto ditë, Vetëvendosje është në panik për çështjen e energjisë elektrike. Duke përmendur edhe dy konferencat e VV-së lidhur me këtë temë.

Ajo cilëson se hajnia më e madhe që po u bëhet qytetarëve të Kosovës është ajo e fakturave të rrymës.

“Hajnia më e madhe që po u bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës, gjatë këtij mandati është pikërisht hajnia përmes fakturave të energjisë elektrike. Për shkak të gjeturave dhe fakteve të publikuara këto ditë, LVV është në panik. Pas dështimit të konferencës së Armend Mujës, dje keni parë që doli në konferencë tashmë e “vet quajtura ministre e ekonomisë” zonja Rizvanolli, e cila nuk ka qenë në gjendje të zbardh asnjë fakt, aq më pak të demantoj ndonjë prej fakteve të cilat këto ditë i kemi shpërfaqur”, u shpreh Bajrami në konferencën për media./21Media

Back to top button