Bajrami: Më garantoni se nuk do të ketë ngritje të çmimit të bukës?

Hasani: Kemi marrë garanci nga mullisët, s’do të ketë ngritje të çmimit të bukës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik tha se ka marr garanci nga shoqata e mullisëve se nuk do të ketë ngritje të çmimit të miellit dhe bukës me vendimin për masat prej katër cent ndaj importit të miellit nga Serbia. Në këtë komision deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ngriti edhe çështjen e ndarjes së buxhetit për Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë e cila sipas saj ky buxhet është shumë i vogël./21Media

Back to top button