Bajrami: Ministrave të Kurtit u dolën dje pagat 400 euro më shumë

Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se ministrave të Qeverisë Kurti u kanë dalë pagë rreth 400 euro më shumë, se në muajin paraprak.
Bajrami po ashtu ka reaguar edhe ndaj deklaratave të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për kursimin e energjisë elektrike.
“Tani paskan fillu edhe u tallë me qytetarët. Mosni se nuk është mirë kështu! Ministrja paska thanë janë kursy 1 milion euro. Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro.”, ka shkruar deputetja e LDK-së , Bajrami në Facebook./21Media

Back to top button