Bajrami: Nëse ZRRE nuk e pezullon vendimin do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se nëse Zyra e Rregullatorit për Energji, nuk e pezullon sot vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji, do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë në vend.
Ajo ka shkruar se Prokuroria nuk duhet të ketë ‘pardon për bordin e ZRRE-së”.
”Janë në rrezik mbi 140 mijë vende pune dhe valë e re inflacionit për secilin produkt. E kemi thënë që në fillimi: nuk ka treg të lirë, bizneset nuk janë të përgatitura, as institucionet. Bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor? Prokuroria nuk duhet të ketë pardon për bordin e ZRRE-së. Nuk duhet të lejohet asnjëherë që njerëz që paguhen me para publike me punu për interesa private. Le të tregojë ZRRE-ja si institucion mbikëqyrës: • Pse bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor? • Pse importi i energjisë në qershor është rritur 800% krahasuar me muajin maj? • Kush janë përfituesit e kësaj skeme? Emrat tashmë dihen: EFT-ja e Vuk Hamoviqit, tregtarët tjerë me nga dy punëtorë, e tash e tutje në rrethine e përfituesëve pritet me hy edhe kompanitë e licensuara së voni nga ZRrE-ja që kanë lidhje të ngushta me politikën. ZRrE po sakrifikon ekonominë, prodhimin vendor dhe 140 mijë vende pune për interesa mafioze.Prokuroria, o sot, o kurrë!”, ka shkruar Bajrami.