Bajrami: Pacientët e hemodializës pa materiale, kurse Kurti qytetarin e sheh si votë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe qeverinë për keqmenaxhim dhe mungesë përgjegjësie, duke thënë se edhe procesi i hemodializës në spitale është lënë pa materiale të nevojshme.

Ajo përmendi edhe disa vendime të qeverisë që, sipas saj, dëshmojnë keqpërdorim të pushtetit, përfshirë tenderin sekret për rezervat shtetërore dhe mijëra kontrata njëburimore.

Sipas saj, raportimet për mungesë materialesh në SHSKUK dhe qendrat e hemodializës janë dëshmi e dështimit të qeverisë.

”Edhe hemodializën e kanë lënë pa material – kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit. Kurti që ka marrë vendim për tender sekret të rezervave shtetërore, e që i ka zhvillu negociatat në restoranin ‘Bukë e Zemër’ të Ridvan Muharremit, i njëjti që ka leju vartësit e tij me i lidhë mbi 2400 kontrata njëburimore në vlerë prej 270 milionë Euro, po ky që ka leju që energjia e importuar gjatë viteve të fundit, në shumicën e rasteve, blihet jo në bursë, jo përmes ankandeve, por direkt nga NOA, që disa javë po raportohet që e ka lënë SHSKUK dhe qendrat e tjera pa material të domosdoshëm për procesin e hemodializës.
Sigurt arsyetimet janë te procedurat e prokurimit. Qe pse unë dhe gjithë ata që e duan këtë shtet e këtë Republikë e kemi problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen sepse për ta nuk është me rëndesi shteti nuk është me rëndesi qytetari, ata qytetarët i shohin vota e shtetin e përdorin për t’i mbushur xhepat e tyre. Largimi i tyre nga keqqeversija është urgjencë qytetare – sa me parë aq më mirë”, ka shkruar Barjami në Facebook./21Media

Back to top button