Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami pas seancës : S’po kemi as çka me thanë

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami  pas seancës së Kuvendit tha se nuk po kanë çfarë të shtojnë tjetër lidhur me situatën.

“Herën e kalume nuk u prononcova pasi që s’po kemi më as çka me thanë, është e 15 herë na vjen shumë keq që pa dashjen tonë jemi bërë aktorë të serialit më të padëshirueshëm në vendin tonë “, tha Bajrami.

Më tej ajo shtoi se situata politike në Kosovë nuk ka një alternativë tjetër për të dalë prej kësaj situate.

“Për arsyen e thjeshtë që as Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i tyre nuk i kanë votat dhe ne kemi pranuar me sinqeritet që as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat kështu që për të ec përpara për të pasur një vullnet për ta zhbllokua situata kjo është alternativa që ne e kemi vendosur në tavolinë. Shpresoj që partitë politike të jenë prezente në takimin e ftuar nga presidentja dhe në qoftë se janë kundër propozimit tonë atëherë po besoj që janë ata që duhet të lëvizin”, tha Bajrami./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button