Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami pas takimit me Hanrahan: Ndava propozimin për një qeveri kalimtare

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami është takuar sot me zyrtarin e lartë amerikan për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se në këtë takim ka shprehur shqetësimet për situatën politike të krijuar në Kosovë.

“Në takim ndava shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin. Shpreha qëndrimin e LDK-së se Kosova ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike, jo për tentime të njëanshme nga një parti që nuk ka shumicë. Theksova se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendin në qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button