Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami për miratimin e projektbuxhetit: Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami e ka quajtur maskaradë miratimin e projektbuxhetit për vitin 2026.

Ajo përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar si të jashtëligjshme, duke thënë se Prokuroria Speciale ka mundur ta parandalojë këtë gjë.

“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Shtetin po e çojnë drejt rrënimit. Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë. Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë.”. ka shkruar, Bajrami.

Qeveria në detyrë sot ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, i cili parashihet të jetë afër 4 miliardë eurove./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button