Bajrami pret një delegacion nga Iowa e SHBA-ve
Qëllimi i vizitës së delegacionit është thellim bashkëpunimi
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami sot rreth orës 14:00 do të presë në takim një delegacion nga Iowa e SHBA-ve.
Delegacioni i përbërë nga rektorë, dekanë dhe profesorë të universiteteve të Iows (University of Iowa, The University of Northern Iowa, Des Moines Area Community College (DMACC), si dhe Drake University), me të cilat universitete, ministri Bajrami paraprakisht ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.
Qëllimi i vizitës së delegacionit është bashkëpunimi edhe me i thellë në fushën e arsimit, si dhe implementimi i këtyre marrëveshjeve.