Bajrami: Prokuroria të reagojë! Kurti e Murati i kanë bërë jokushtetuese edhe institucionet tjera

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka adresuar akuza ndaj ministrit në deytrë të Finacave, Hekuran Murati dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ajo ka shkruar se të dy kanë bërë kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit.
Sipas saj Dogana e Kosovës udhëhiqet nga një person i emëruar jashtligjshëm.
“Hekurani, ky interpretues i vetëshpallur i Ligjit, Kushtetutës dhe i rrethanave politike në partitë e tjera, është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi. Ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit. Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese.Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend. ASKUSH MBI LIGJIN.”, ka përfunduar Bajrami./21Media