RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
🇽🇰 Kosova

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me përdorimin e kontratave me procedurë të negociuar në Qeverinë Kurti. Bajrami ka

nga Kaltrina Berila24 nëntor 202424 nëntor 2024

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me përdorimin e kontratave me procedurë të negociuar në Qeverinë Kurti.

Bajrami ka paraqitur të dhëna konkrete për kontratat e lidhura në periudhën 22 mars 2021 – 1 shtator 2024, të cilat janë të disponueshme për publikun.

Në një postim në “Facebook”, deputetja ka publikuar një përgjigje zyrtare nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, ku jepen të dhënat mbi kontratat që janë lidhur pa procedurë të hapur, përmes negociatës direkte (njëburimore).

Sipas kësaj përgjigje, nga periudha e përmendur janë lidhur gjithsej 2123 kontrata me një vlerë totale prej 272 milionë e 954 mijë e 724 euro, ndërsa 775 prej tyre janë aneks-kontrata dhe 1348 kontrata për herë të parë.

“Ku janë shpifjet? Ku është propaganda?” pyeti Bajrami në reagimin e saj, duke iu drejtuar ministrit Murati.

Ajo theksoi se të dhënat janë të qarta dhe të verifikueshme, duke e ftuar ministrin që të konsultohet me Prokurorinë për të vizatuar grafiket që, sipas saj, mund ta bindin më tej.

“Shko në Prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë,” tha Bajrami.

Ajo kërkoi që të hetohen gjithashtu grantet për bujqësi, për të cilat ajo tha se shpesh ndahen “në baza meritore”, por që gjithashtu mund të kenë të njëjtin problematik.

Në fund, Bajrami nuk hezitoi të akuzojë ata që mbrojnë të korruptuarit, duke thënë: “Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar, nuk ka asnjë arsye tjetër.”

Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Murati me akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

42 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë