Bajrami: Qeveria nuk mund t’i ekzekutojë pagat pa e shkelur Ligjin

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka thënë se ekzekutimi i pagave për sektorin publik nuk mund të bëhet nga kjo qeveri pa e shkelur ligjin.

“Ju tregova edhe më herët që këta që e kanë shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikë së Kosovës, e kanë shkelë Ligjin dhjetëra herë, e shkelin prapë duke e caktu përtej afatit ligjor një ushtrues detyre në Thesar dhe procedojnë me paga.”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka publikuar Pikat 3, 4 dhe 5 të Ligjit për Zyrtar Publik

“ 3. Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë muaj të tjerë.

4. Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3, të këtij neni.

5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar të paragrafin 3.të këtij neni, është i paligjshëm.”, ka njoftuar ajo./21Media

 

Back to top button