Bajrami thotë se Qeveria ka ndërhyrë në ZKA për ta korigjuar raportin për karburant

(Lajm i përditësuar)


Bajrami thotë se Qeveria ka ndërhyrë në ZKA për ta korigjuar raportin për karburant

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike Demokratike të Kosovës thotë se Zyra Kombëtare e Auditimit e ka korrigjuar”vendimin dhe Raportin për vitin 2023.

“Le që manipulues por tani edhe të parashikushëm. Sakt para dy ore këtu në fcb e thashë: ‘Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve’.

Sapo i pranove në e-mail shkresën, vendimin dhe Raportin e Auditimit për vitin 2023, të korigjuar”, shkroi Bajrami në Facebook.

Ajo  shprehu shqetësim se institucionet janë kapur

“Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet. Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore”, shkroi Bajrami.


Bajrami i reagon sërish Muratit për karburantin: I referohem ZKA- së që e udhëheq motra e këshilltares së Kryeministrit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i reagoi sërish Ministrit të Fiancave në lidhje me shpenzimet për karburant.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se “i pavërtetë dhe i pasaktë” lajmi se niveli qendror ka shpenzuar 31 milionë euro në karburant për vetura.

Duke i reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, ai tha se “fakti” është se janë shpenzuar 10.47 milionë euro në karburant, edhe atë kryesisht nga Policia dhe FSK-ja.
Bajrami reagoi sërisht duke thënë se për këtë u bazua në raport zyrtar të Zyrës Kombëtare të

Auditorit në raport të së cilës shkruan se “janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante”.

“Meqë jeni shumë të ngarkuar me propagandë dhe mbulim të mashtrimeve e dështimeve prej mungesës së çerdheve e deri te mungesa e banesave sociale, po ju shpjegoj disa gjëra elementare. Rrena është kur dikush e thotë një pohim, mohim, konstatim që s’ka asnjë bazë dhe s’mund të vërtetohet. Fakti është kur e them se Zyra Kombëtare e Auditorit shkruan në raport se janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante unë e bazohem pikërisht në raport zyrtar, në raport të publikuar që është lehtë e vërtetueshme”.

Bajrami tha se po i referohet ZKA-së pavarësisht se në krye të saj është motra e këshilltares së kryeministrit.

“I referohem Zyrës Kombëtare të Auditorit sepse edhe unë i besoj pavarësisht se keni kapur dhe instrumentalizuar secilin institucion nga AKI-ja e deri te Policia e agjencitë tjera të pavarura. Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të vet e ju mbron juve. Manipulimeve po ju vjen fundi”, shkroi ajo./21Media

Back to top button