Bajrami: Transporti i energjisë që blihej vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se bëhet fjalë vetëm për transportin e energjisë dhe jo për energjinë.
Bajrami i ka bërë një thirrje Prokurorisë, duke shkruar kështu “Prokuroria ose tash ose kurrë”.
“KOSTT dhe ZRrE duhet të mbahen përgjegjës për skandalin e shpërfaqur dje në buletiniekonomik. Dmth. e faktuar: transportin e energjisë që tregtari e ka ble vetëm 1.11 Euro për MWh na është faturu neve me 798.32 Euro. A po e kuptoni bëhet fjalë vetëm për transportin e energjisë jo për energjinë. Veç mendojeni, janë këta ”profesionistë të pavarur” që caktojnë çmime për energjinë që ne detyrohemi t’i paguajmë. Këto janë arsyet pse në katër vitet e fundit çmimi i energjisë është rritë 128% dhe pse 200 prodhues vendor e 1100 kompani shërbyese e tregtare janë duke u shty drejt mbylljes ose rritjes çmimeve. Shihni Ligjin për Energjinë Elektrike, drejtëpërdrejtë përgjegjës janë KOSTT dhe ZRrE. Prokuroria ose tash ose kurrë”, ka shkruar Bajrami.