Bakiu i VLEN tregon kushtet për bashkëqeverisje me VMRO- DPMNE

(Lajm i përditësuar)


Bakiu i VLEN tregon kushtet për bashkëqeverisje me VMRO- DPMNE

Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Bashkim Bakiu në emisionin “Click” në RTV21 tregoi për pikat që kanë disktuar me VMRO-DPMNE lidhur me koalicionin e paralajmëruar.

“Në takimin e parë që kemi pas bështe fjalë për çështjen e integrimeve ose lufta kundër korrupsionit si dhe diskutimi rreth Ballkanit të Hapur që ka qenë një nga idetë tona që të dalë Maqedonia nga ky union, këto janë parimet kryesore që kemi disktuar”, tha Bakiu duke shtuar se në vazhdim janë duke punuar grupet punuese.

Kur u pyet se a kanë këmngulur që VLEN ta marrë Minsitrinë Punëve të Brendshme dhe a kanë këmngulur që të bëhen ndryshimeve kushtetuese.

Për këtë të fundit tha se një ndër kushtet për të filluar negociatat , është çështje e shteteve të faktorit ndërkombëtar.

“VLEN është partner kryesor i SHBA-së, me qëllim që kjo të jetë edhe pjesë e veprimeve tona në kuadër të formimit të negociatave për Qeverisje.”, tha ai.


Bakiu: Zgjedhjet ishin të qeta te pjesa e shqiptarëve, është fitore e të gjithëve

Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Bashkim Bakiu në emisionin “Click” RTV21 tha se ka pasur paralajmërime se mund të ketë incidente te pjesa e shqiptarëve gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ai pranoi se si shef shtabi ka pasur një frikë të tillë, andaj,  sipas tij në përgjithësi zgjedhjet kanë qenë të qeta.

“Dhe kjo është fitore e të gjithëve”, tha ai.

“Sa i përket aspektit politik normalisht që ne festuam se konsiderojmë se kemi fituar në zonat dhe në vendat që së pari konsiderojmë se kemi marrë votat e pastra të shqiptarëve dhe ne jemi identifikuar si subjekt i vetëm ku pa koalicione vazhdon të ndriçojë.”, shtoi Bakiu.

Ai vlerësoi se janë “fitues apsolut te pjesa politike të blloku shqiptar”./21Media

Back to top button