Baldwin paditet nga familjarët e Hutchins

Alec Baldwin i cili qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust” vitin e kaluar, është paditur nga familja e saj.
Hutchins, 42 vjeç vdiq gjatë xhirimeve të filmit, ku Baldwin e qëlloi me armë, sipas të cilit ai nuk ia kishte idenë se ajo ishte e mbushur.
Bashkëshorti i Hutchins, Matthew është ai i cili ngrit padi në Gjykatë.
Në një konferencë për shtyp, avokatët e familjes thanë se Baldwin dhe të tjerët dështuan në kontrollin standard të sigurisë dhe në rregullat bazë të sigurisë së armëve.
Së fundmi, Baldwin është rikthyer në punë për filmin e ri, i cili është i pari pas incidentit që tronditi të gjithë.
63 vjeçari mendohet se është duke filmuar thrillerin “97 Minutes” afër Alton në Hampshire.
Filmi është me regji të Timo Vuorensolas dhe ka për subjekt një avion të rrëmbyer që do të bjerë nga qielli në 97 minuta kur karburanti i tij mbaron.
“Është e çuditshme të kthehem në punë. Nuk kam punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar kur ndodhi kjo gjë e tmerrshme në xhirimet e filmit. Ne patëm aksidentin dhe vdekjen e kinematografes sonë Halyna Hutchins, madje e kam ende të vështirë ta them këtë”, ka thënë Baldwin./21Media

Back to top button