Bali Muharremaj prinë bindshëm në Suharekë

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj po prinë në zgjedhjet lokale për këtë komunë.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 83.53% e votave, Muharremaj prinë me 50.77% apo 11.198 vota, pas tij Ardian Shala i LDK-së ka 30.67% apo 6.764 vota, Salih Zyba 9.77% – 2.154 vota dhre Murtez Zekolli 8.80% – 1.940 vota.

Muharremaj ka falënderuar qytetarët e Suharekës përmes një postimi në Facebook.
“Sonte fituat ju. E unë vazhdoj me punë fal besimit dhe përkrahjes tuaj. E di që keni dëshirë me festu secili prej jush, por ne duhet me i respektu rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Muharremaj.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), bëhet e ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka qenë rreth 43 për qind./21Media

Back to top button