Bali Muharremaj publikon projektin e Stadiumit të Suharekës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ka publikuar projektin për stadiumin e qytetit.

Pas asaj që deklaroi së fundmi ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, që komuna e Suharekës duhet të ketë projektin dhe lokacionin e gatshëm për stadium, reagimi i Muharremajt ishte i shpejtë.

Muharremaj zbuloi se ekziston lokacioni si parcelë katastrale në sipërfaqen 16 hektar, që është miratuar nga PZHK dhe HZK.

Stadiumi i Suharekës pritet të jetë i kategorisë 4 me kapacitet afro 17 mijë ulëse.

Ndërkaq, Muharremaj tha se i mirëpret zyrtarët nga MKRS për të vazhduar me procedurat e tjera.

Back to top button