“Balkan Bordello” premierë në Kosovo Theatre Showcase

Në kuadër të Kosovo Theatre Showcase, të mërkurën në Prishtinë do të jepet premiera e shfaqjes ”Balkan Bordello” të Jeton Nezirajt, me regji të Blerta Nezirajt.
“Balkan Bordello” vjen si koproduksion i teatrit La MaMa nga New York, Qendrës Multimedia nga Prishtina, teatrit Atelje 212 nga Beogradi dhe fondacionit My Balkans nga New York dhe Beogradi.
Në shfaqje luajnë një kast prej dhjetë aktorësh amerikanë, serbë e shqiptarë; Onni Johnson, Svetozar Cvetković, George Drance, Eugene the Poogene, Valois Mickens, John Maria Gutierrez, Mattie Barber-Bockelman, Ivan Mihailović, Matt Nasser e Verona Koxha.
E bazuar në trilogjinë Orestia të Eskilit, “Balkan Bordello”, përmes humorit të zi prekë indin e temparamentit ballkanas, gjurmon morbideitetin e shpirtit njerëzor dhe nxjerrë në pah naivitetin e një epoke që po ndërtohet mbi themele të dhunës, mosdurimit e urrejtjes./21Media

Back to top button