Ballina e gazetës zvicerane “20 Minuten” sot në gjuhën shqipe
Gazeta zvicerane “20Minuta” sot ka dalë në shitje në gjuhën shqipe!
Në fakt, vetëm ballina e saj është publikuar në gjuhën shqipe, ndërsa brendësia e saj në gjuhën gjermane të dialektit zviceran.
Shumë bashkëatdhetarë që jetojnë në Zvicër janë habitur kur sot në dyqanet e tyre kanë pa gazetën në gjuhën shqipe, por pse pikërisht me lajmin e “hidhur” kemi luftë ?!
Gazeta “20Minuten” ka njoftuar në web faqen e tyre zyrtare se nga sot në aplikacionin e kësaj medie mund të lexohen lajmet edhe në gjuhën shqipe, duke pas parasysh se një numër i madh i shqip-folësve jeton në Zvicër, prandaj kanë lëshuar opsionin e gjuhës shqipe, thuhet në njoftimin e “20Minuten”, trasmeton rtv21.tv
Ballina me titullin “Kemi luftë?” nuk ka asnjë ndërlidhje me luftën e fundit të Kosovë, por që ka rastisur të jetë temë kryesore e këtij shtypi kriza Rusi-Ukrainë./21Media
