Ballkani e pret Gjilanin në derbin e xhiros së nëntë

Ballkani do ta ketë një tjetër test serioz në rrugën për ta mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës pasi sot do të ballafaqohet me Gjilanin në shtëpi.
Skuadra e Ilir Dajës ka vetëm një humbje në këtë edicion, atë nga Drita dhe ka mbledhur 15 pikë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara.
Suharekasit renditen në vendin e dytë me 15 pikë, gjashtë më pak se lideri i tabelës Drita, kurse Gjilani është i treti me 14 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Back to top button