Ballkani garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës

Ballkani u turpërua sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Llapit, pasi u eliminua në kualifikimet e Ligës së Kampionëve nga skuadra e UE Santa Colomas.
UE Santa Coloma e eliminoi sot Ballkanin me ndihmën e penalltive, kështu duke e shuar ëndrrën e kampionit të Kosovës për futboll në Ligën e Kampionëve.
Por, eliminimi i sotëm nuk do të thotë se Ballkani nuk do të merr më pjesë në garat evropiane.
Ballkani garat evropiane tani do t’i vazhdojë në kualifikimet e Ligës së Konferencës, aty ku luajnë edhe Malisheva e Drita.