“Ballkani i Hapur”, a po normalizohen raportet Mali i Zi- Serbi?
Kryeministri i Malizt të Zi, Dritan Abazoviq dje ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës së “Ballkanit të Hapur”.
Abazoviq për këtë takim mori ftesë nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të tyre në Daovs.
Por, si parashihen të jenë raportohet Mal i Zi -Serbi me ardhjen në krye të qeverisë malazeze së Abazoviqit.
Analisti, Fidan Ukaj për portalin rtv21.tv thotë se me zhvillimet e fundit këto raporte po shkojnë drejt normalizimit.
“Kryeministri i pakicës në Mal të Zi, Dritan Abazovič ka dhënë sinjale se raportet me serbin do t’i përmirësojë duke deklaruar se “Ballkani i Hapur” nuk është një ide e keqe” dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor “përfitojnë nëse i bashkohen kësaj ideje”, apo edhe duke thënë se kjo ide nuk është bërë për tri shtete (Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut) por për te gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe ftesa tash se fundmi e presidentit serb Vuçiq drejtuar Abazoviçit për te marr pjesë ne takimin e radhës se Ballkanit të Hapur jep me kuptu se raportet Serbi – Mali i Zi po shkojnë drejt normalizimit.”, thotë Ukaj
Ai përmend se raportet Mali i Zi – Serbi nuk kanë qenë aq të mira që nga organizimi i referendumit nga Mali Zi për shkëputje nga Serbia në 2006, dhe pas njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, sipas tij këto raporte veq sa janë përkeqësuar
“Një raport i tillë jo fort i mirë u duk se u përmirësua në kohën e ardhjes në pushtet të ish-kryeministrit Zdravko Kripokapiç një nacionalist pro-serb i cili tash se fundmi e humbi pushtetin pikerisht nga zv i tij Dritan Abazovič i cili u bë kryeminister i Malit të Zi me mbështetjen e deputeteve të partisë së Presidentit Milo Gjukanovič nën pretekstin se integrimi i Malit të Zi në BE kishte ngecur dhe vullneti për t’i shtyrë përpara këto procese mungonte nga ish kryeministri Kripokapič”, tregon Fidan Uka.
Tri vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë pjesë e Ballkanit të Hapur, ndërsa Kosova, Bosnjë Hercegovina dhe deri më tash, Mali i Zi, e kishin refuzuar.
Ditë më parë gjatë vizitës së tij në Kosovë presidenti malazes, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se nuk e mbështet Ballkanin e Hapur dhe se në këtë pikë mendonte ndryshe nga kryeministri Abazoviq./21Media