“Ballkani i Hapur”, Pula: Nuk ishte ftesë e sinqertë

Njohësi i integrimeve evropiane, Shqiprim Pula, sonte në RTV21 deklaroi se Kosovës i është bërë ftesa për “Ballkanin e Hapur”, por jo Kosovës Republikë.
Ai në “Click” u shpreh se nuk ishte ftesë e sinqertë.

Ndër të tjera, Pula tha se Kosova ka treguar vullnet për bashkëpunim rajonal.
“Ka mjaftueshëm elemente, ka mjaftueshëm arsyetime për të tregu që neve kemi shpreh gatishmëri, por pala tjetër, fqinji ynë verior, gjithmonë me destruktivitet e ka minimizu vullnetin politik të shtetit të Kosovës.”, u shpreh ai, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, sot në Ohër vazhdoi takimi i nismës “Ballkani i hapur”. Krahas nikoqires Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë kësaj here morën pjesë në cilësinë e vëzhguesve edhe Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kosova nuk iu bashkua nismës Ballkani i hapur. Por, Kosova u përmend në Ohër pothuajse nga të gjithë pjesëmarrësit. Iu bë thirrje Kosovës që t’i bashkohet kësaj nisme./21Media

Back to top button