Ballkani luan sot në Ligën e Konferencës

Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, Ballkani do ta vazhdojë aventurën ne garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën irlandese Larne, të cilën e pret sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, raporton KosovaPress.
Para ndeshjes, në konferencë për media, trajneri Ilir Daja e konsideroi Larnen si një skuadër shumë të papërshtatshme dhe se lojtarët e tij duhet të jenë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes.
Përveç Ballkanit, në këtë kompeticion Kosova përfaqësohet edhe nga Dukagjini dhe Drita.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?