Ballkani mbetet pa trajner

FC Ballkani ka konfirmuar largimin e trajnerit Orges Shehi nga posti i kreut të pankinës suharekase. Vendimi vjen menjëherë pas ndeshjes ndaj Drenicës, ku Shehi ka njoftuar lojtarët dhe drejtuesit se kishte planifikuar të tërhiqej në muajin janar.
Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe nevojën për stabilitet brenda skuadrës, kryesia e klubit ka vendosur që largimi i tij të formalizohet menjëherë.
Në njoftimin zyrtar, klubi ka falënderuar Shehin për punën, kontributin dhe kohën e kaluar te Ballkani, duke i uruar suksese në hapin e radhës të karrierës së tij trajnuese.
Derisa të merret një vendim final për trajnerin e ri, skuadrën e parë do ta drejtojë përkohësisht trajneri i ekipit U21, Edon Gashi.