Balotazhi i 9 nëntorit mbahet në këto komuna

Më 9 nëntor do të mbahet raundi i dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Sipas rezultateve, preliminare, në Prishtinë do të përballen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Hajrullah Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Në Prizren, Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të garojë me Artan Abrashin e LVV-së.
Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së.
Në Junik do të përballen Ruzhdi Shehu i LDK-së me Agron Kuçin e AAK-së.
Në Dragash, përballja do të jetë mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.
Në Gjakovë pritet të përballet Ardian Gjini i AAK-së me Ardian Golën e LVV-së.
Në Kaçanik do të përballen Sabedin Vishi i PDK-së me Jeton Rakën e LVV-së.
Në Fushë Kosovë do të ketë garë mes Valon Prebrezës së LVV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së.
Në Mitrovicën e Jugut, gara do të zhvillohet mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së.
Në Rahovec do të përballen Smajl Latifi i AAK-së me Ali Dulën e LVV-së.
Në Suharekë, gara do të zhvillohet mes Bali Muharremajt të AAK-së dhe Ardian Shalës së LDK-së.
Në Gjilan do të përballen Alban Hyseni i LVV-së me Arbër Ismajlin e LDK-së.
Në Viti do të ketë garë mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të LVV-së.
Në Vushtrri, përballja do të jetë mes Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të LVV-së.
Në Obiliq do të përballen Xhafer Gashi i LDK-së me Halil Thaçin e LVV-së.
Në Klinë, përballja do të jetë mes Zenun Elezajt të AAK-së dhe Sokol Bashotës së PDK-së.
Në Kllokot do të përballen Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe me Sreqko Spasiqin nga Uniteti Kombëtar Serb.
Në Mamush do të përballen Abdulhadi Krasniç nga KDTP kundër Fikret Morinës nga Mamusha Halk Hareketi.