Balotelli në bisedime me skuadrën e njohur

Ish-reprezentuesi i Italisë, Mario Balotelli është një lojtar i lirë dhe mund të vazhdojë karrierën e tij në Brazil, te skuadra Korinthans. “SuperMario” mbush 34 vite muajin e ardhshëm dhe i skadon kontrata pas përvojës së tij të fundit me skuadrën turke Adana Demirspor.

Sezonin e kaluar, ai arriti të shënonte shtatë gola dhe të jepte një asistim, por bëri vetëm 16 paraqitje në Superligën turke. Ai nuk ka ndërmend të vari këpucët ende dhe “UOL Esporte” në Brazil sugjeron që Balo është në bisedime me Korinthians.

Sipas këtyre burimeve, kushtet e tij personale po rezultojnë një pengesë, pasi italiani kërkon 1.5 milionë euro neto në sezon vetëm si tarifë nënshkrimi, plus një pagë me vlerë 3 milionë euro në sezon. Ideja e nënshkrimit të Balotellit nuk është aq e popullarizuar në Brazil.

Balotelli ishte një shpresë e madhe për të ardhmen e futbollit italian kur impresionoi te Interi dhe Manchester City, por filloi të shkonte drejt greminës me një sërë transferimesh dhe eksperiencash jetëshkurtra.

Back to top button