Banesa, tokë, shtëpi vikendi e para të gatshme, kjo është pasuria e Glauk Konjufcës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Konjufca ka deklaruar se ka tri banesa, shtëpi vikendi dhe tokë.
I pari i Kuvendit, ka dy banesa që janë në emër të tij njëra në vlerë 89. 100.00 euro, kurse tjetra 44 mijë euro , një banesë tjetër dhe toka është në emër të prindit të tij, derisa shtëpia vikend është pasuri e përbashkët..
Para të gatshme të kursyera në bankë Konjufca i ka 8 mijë e 243 euro, derisa obligime financiare ndaj po të njëjtës bankë i ka 67 mijë e 125 euro, në kohëzgjatje prej 12 vjetësh.
Glauk Konjufca, deklaroi se merr pagë vjetore si kryetar i Kuvendit në vlerë prej 26 mijë e 373 euro./21Media

Back to top button