Bangladeshi heq vizat për zyrtarët shtetërorë dhe diplomatik të Kosovës

Bangladeshi dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot, së bashku me z. Masud Bin Momen, Sekretari i Lartë për Punë të Jashtme, zhvilluam konsultimet politike në mes të dy Ministrive tona të Jashtme. E njoftova delegacionin bengal për arritjet e Republikës së Kosovës dhe planet për të ardhmen. Po ashtu, përgëzova arritjet dhe progresin e shtetit të Banglladeshit. Gjatë takimit diskutuam për Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor, Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjen për Promovimin e Investimeve dhe Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimit të Evazionit Fiskal. E falënderova shtetin e Banglladeshit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ndërsa, pas takimit së bashku me z.Momen nënshkruam Marrëveshjen e Heqjes Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Zyrtare”, ka shkruar Ahmeti./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button