Banka Botërore këtë muaj do t’i japë Ukrainës 700 milionë dollarë kredi
Grupi i Bankës Botërore ka thënë se po përgatitet të japë 700 milionë dollarë kredi për Ukrainën këtë muaj.
Të premten, kryetari i saj David Malpass foli në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Bordi i bankës tani po shqyrton një propozim kredie prej 500 milionë dollarësh të quajtur Financimi i Rimëkëmbjes nga Emergjenca Ekonomike në Ukrainë, sipas një leximi të thirrjes.
Kredia është “rritur me garanci nga partnerët dypalësh, duke përfshirë Holandën dhe Suedinë”, bëhet e ditur tutje.
Malpass i tha gjithashtu Zelenskit se banka po punonte për të ofruar një mbështetje shtesë prej 200 milionë dollarësh në disbursim të shpejtë deri në fund të marsit dhe ka krijuar një fond besimi me shumë donatorë (MDTF) për të lehtësuar burimet e granteve nga donatorët në Ukrainë.
Më herët të premten, ai tha se aksionerët e Bankës Botërore ishin të tmerruar nga lufta në Ukrainë dhe kishin frikë nga goditja e madhe e furnizimit që po krijon për tregjet botërore të energjisë dhe ushqimit./21Media