Banka Botërore pezullon ndihmën për Afganistanin

Banka Botërore, së fundmi theksoi se ka ndaluar disbursimet e parave të ndihmës për Afganistanin pasi talebanët morën kontrollin e vendit të shkatërruar nga lufta.
‘’Banka po “monitoron nga afër” situatën në Afganistan. Ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në Afganistan dhe ndikimin në perspektivat e zhvillimit të vendit, veçanërisht për gratë”, tha një zëdhënës i bankës.
Institucioni me seli në Washington do të vazhdojë të konsultohet ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët e zhvillimit mbi situatën dhe po eksploron mënyra për të mbetur të angazhuar në ruajtjen e “fitimeve zhvilluese të fituara me vështirësi”.
Që nga viti 2002, përmes Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit, Banka Botërore ka ofruar rreth 5,3 miliardë dollarë për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit në Afganistan.
Në fillim të këtij viti, banka ka premtuar rreth 800 milionë dollarë për vendin.
Ky veprim vjen pas një vendimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) javën e kaluar për të pezulluar aksesin e Afganistanit në burimet e Fondit, përfshirë gati 440 milionë dollarë në rezervat e reja monetare.

Back to top button