Banka Botërore: Rritja ekonomike pritet të arrijë në 4.4 %

Rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 4.4% në vitin 2017- të, derisa në vitin 2016 3.4%

Kjo rritje është mundësuar kryesisht nga investimet, eksporti dhe konsumi. Kështu kanë vlerësuar ekspertët e Bankës Botërore në Kosovë në një konferencë për media ku kanë paraqitur raportin e rregullt ekonomik.

Agim Demukaj , ekspert i Bankës Botërore, në Kosovë, ka bërë  prezantimin për ekonominë e  Kosovës ku ka paraparë që  përveç rritjes ekonomike për këtë vit, ai ka paraparë rritje  edhe në vitet në vijim që norma e rritjes do të arrijë në 4.8 për vitin 2018 dhe 2019.

“Ka një qasje pozitive ka një zhvillim pozitiv në relacion me rritjet e më hershme. Deficiti fiskal parashihet të zgjerohet diku rreth 2 % të GDP-së  në këtë vit, për shkak të ekzekutimit më të shpejt të investimeve kapitale në tharshim me vitin 2016-të. Dhe për shkak të rritjes së transferove sociale , pensionet e veteranëve, përfshirja e plotë në skemën pensioneve të veteranëve në  pensione. Rritja për tre mujorin e parë të pensioneve të kontribuuesve”, tha Demukaj.

Në krahasimin e hartës së Ballkanit Perëndimor,  me rritje ekonomike të vendeve të tjera shihet që trendi vazhdon qe në Kosova ka performuar më mirë se sa vendet tjera.

Mesazh tjetër i mirë që është për gjithë rajonin sipas tij, është se është kthyer punësimi në nivelet e para vitit 2008, pothuajse në gjitha vendet e rajonit nivelet para krizës globale.

Sa i përket investimeve , Demukaj ka vlerësuar se në këtë vit do të ketë rimëkëmbje të  fluksit të investimeve të huaja direkte.

Në këtë vit sipas tij në Kosovë parashihet  një deficit prej 2 përqind të Bruto Prodhimit Vendor.

Ndërsa kontributi kryesor në rritje këtij deficitit sipas tij, ka ardhur  prej rritjes së shpenzimeve, ku sipas parashikimeve të Bankës Botërore këtë vit  pritet të ketë 15 përqind më shumë shpenzime krahasuar me vitin e kaluar, njëkohësisht për shkak të transfereve sociale , veteranët dhe pensionistët.

Ndërsa sa i përket borxhit publik, Kosova sipas Demukajt,  ka borxh të ulët, por që është në rritje, për këtë vit kanë vlerësuar të ketë rritje të borxhit  prej 17.5 të BPV-së. Ndërsa në aspektin e të dhënave financiare , sipas tij, në Kosovë kushtet e përmirësuara të tregut dhe normat e ulëta të kamatave e kanë nxitë atë rritjen e kreditimit privat.

“Absorbimi më i ulët i programit të investimeve kapitale. Ne kemi parë këtë vit në fillim buxheti ka qenë i paraparë diku rreh 2 miliard mirëpo pastaj me rishikim është shkurtuar në 1.8 miliard për shkak të pjesërisht mos absorbimit të mjaftueshëm të investime kapitale parapara përmes klauzolës së investimeve . Nëse një veprim i tillë vazhdon edhe në të ardhmen , atëherë natyrisht krijon paksa pengesa në një rritje të tillë çfarë e kemi paraparë. ”tha  Demukaj.

Ndërsa si përket  situatës politike dhe ndikimi i saj në zhvillim ekonomik , Demukaj ka thënë se kjo situatë politike është tejkaluar shumë mirë në rrafshin makroekonomik.

“Sivjet edhe pse nuk kemi pasur parlament për një kohë caktuar 4-5 muaj është prit që ajo krizë politike mundet me ndikuar relativisht që është shumë e natyrshme. meqenëse nuk ka zgjat aq shumë , nuk ka ndikuar negativisht në investime të huaja, në rritje të eksporteve apo në rritjen e investimeve në përgjithësi. nuk është parë. Ne e shohim se përkundrazi kemi pasur rritje të investimeve të huaja , rritje të eksporteve . Posaçërisht gjatë periudhës së verës, kemi pasur rritje të mirë të eksporteve të shërbimeve”,  tha Demukaj.

Në këtë konferencë u tha se vendet e Ballkanit Perëndimore po shohin një rritje të punësimit , ndërkohë që rritja ekonomike vijon në të gjithë rajonin.

Rritja ekonomike rajonale pritet të arrijë në 2.6 përqind në vitin 2017-të , duke çuar në krijimin e 230,000 vendeve të reja të punës deri në qershor 2017-të një rritje prej 3.8 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme.

Linda Van Gelder, drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, tha se është inkurajuese të vërejmë se afro një dekadë pas krizës financiare globale , punësimi më në fund po rimëkëmbet në nivelet e para krizës në pjesën më të madhe të rajonit

 

Back to top button