Banka e Anglisë zbuloi një dizajn të ri kartëmonedhash me imazhin e mbretit Charles III

Banka e Anglisë ka zbuluar dizajnin e kartëmonedhave të reja me imazhin e mbretit Charles III dhe ka njoftuar se ato do të hidhen në qarkullim nga mesi i vitit 2024.
Sipas faqes zyrtare të bankës, portreti i mbretit do të shfaqet në prerjet 5, 10, 20 dhe 50 funte.
Imazhi i mbretit do të printohet në pjesën e përparme, si dhe në një vulë sigurie transparente në kartëmonedha, e cila do të printohet në letër plastike polimer.
Në qarkullim do të vazhdojnë të jenë edhe kartëmonedhat me imazhin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Kartëmonedhat e reja do të printohen vetëm për të zëvendësuar ato që janë konsumuar, sipas faqes së internetit të Bankës së Anglisë.

Back to top button