Banka e madhe franceze mbyll biznesin në Rusi
Një nga bankat më të mëdha të Francës po pushon punën e saj në Rusi derisa lufta vazhdon.
Përveç frenimit të aktiviteteve të saj bankare dhe investuese, Société Générale informoi se po shet të gjithë aksionet e saj në bankën ruse Rosbank.
Në një deklaratë, ajo informoi se tërheqja do të ndodhte në javët e ardhshme, pas miratimit nga autoritetet rregullatore, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Société Générale ndjek shumë banka, biznese dhe marka të tjera perëndimore që kanë ndërprerë lidhjet me Moskën pas presionit publik./21Media