“Banka Zhvillimore rrezikon të përmbysë sistemin financiar në vend”

Njohës të fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve kanë ngritur alarmin se banka zhvillimore premtim i partisë në pushtet rrezikon të përmbysë sistemin financiar në Kosovë megjithatë ata thonë se një premtim i tillë nuk do të arrihet të realizohet në këtë mandat qeveritar. Këto deklarata pasuan një deklarim të ministrit të financave i cili gjatë takimeve të tij me përfaqësues të Bankës Botërore bëri të ditur se premtimi për Bankën Zhvillimore po jetësohet.

Fushatës zgjedhore të ministrit të financave Hekuran Murati, se themlimi i Bankës Zhvillimore po bëhet realitet edhe më mbështetjen e Bankës Botërore, i përgjigjen ashpër si opozita ashtu edhe njohës të ekonomisë, të cilët vlerësojnë se një premtim i tillë është vështirë i ealizueshëm në këtë mandat, por edhe një rrezik për sistemin financiar.

“Gjasat për krjimin e një banke të tillë janë pothuajse hiç sepse krjimi i një banke është punë e madhe dhe e ndryshon komplet sistemin financiar dhe në qoftë se Kosova është lavdru për investime është sistemi financiar kemi brendet më të mëdha bankare të Evropës dhe nuk guxon të ndërhyshë me paranë publike në atë privatetë ndërhyshë me paratë publike në sistemin privat është e rrezikshme”, tha për rtv21 Lulzim Rafuna, kryetar i Odës ekonomike

Afaristi Ramiz Kelmendi vlerëson se këtë zhvillim ekonomik që ka Kosova, është arritur falë bankave, si invëstitorë më të mirë të huaj. Tekasa flet për rrezikun që mund të vijë nga Banka e eventuale e themeluar nga vet shteti, përmend shembullin e një numri ndërmarrjesh publike, të cilat në vend se të sjellin zhvillim ekonomik ato në fakt po shkaktojnë humbje ekonomike.

“Nëse e shohim Trepçën e cila po financohet me para të taksapaguesve tanë, më nuk po financohet Trepça ekonomike por po financohet Trepça patriotike e njëjta gjë është me postën dhe pothuajse me të gjitha institucionet publike pra për ta ruajtur nivelin social qeveria po merr paratë e taksapaguesve pozitiv dhe bizneseve pozitive për t’i mbajtur edhe ata që nuk po punojnë edhe ata që punojnë”, tha Kelmendi.

Afaristi Ramiz Kelmendi, gjithashtu vë në dyshim gatishmërinë e kujtdo qoftë për të depozituar mjetet në bankën që pretendon ta themelojë shteti.

“Banka Zhvillimore që krijohet nga vet shteti quhet bankë socialiste pra bënë financimin e militantëve të ndryshëm apo përzgjedh ata që nuk kanë depozita dhe mund të shkaktoi dëmtimin e depozitave sepse banka zhvillimore duhet të financohet nga depozitat e qytetarëve përveç nëse mendon se diaspora e don aq shumë shtetin sa që të ndihmoi me depozitat e tyre apo të merren paratë e taksapaguesve tanë dhe të vendosen në dispozicion për kredi për njerëz të caktuar”, tha ai për rtv21.

Ndërsa kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, kërkon të ketë siguri në rast e krijohet një bankë e tillë ashtu që të mos ndikojë në konkurrencën mes institucioneve financiare në Kosovë.

“Ne ende nuk e dijmë se cili do të jetë statusi i saj, nuk e dijmë se kush do të jetë bashkëfinancues dhe çfarë misioni do ta ketë, a do të vlejë ligji njësoj si për bankat e tjera”, tha Shahini.

Përveç krijimit të Bankës Zhvillimore premtim tjetër i qeverisë i parealizuar deri më tani ishte edhe krijimi i Fondit Sovran, i cili, sipas pushtetit do t’i merrte nën pronësi të gjitha asetet strategjike të Kosovës për të krijuar, siç pretendohej, mundësiminë e instimeve të huaja dhe gjithashtu qasjen në tregje të huaja të kapitaleve shtetërore./21Media

Back to top button