Banorët e territoreve të aneksuara kanë 1 muaj kohë për të ndryshuar shtetësinë

Banorët e rajoneve të Ukrainës të aneksuara nga Rusia kanë një muaj kohë për të ndryshuar shtetësinë e tyre, tha të martën për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Yevgeny Ivanov.
“Ashtu siç ishte me Krimenë. Brenda një muaji ata duhet të vendosin, të bëjnë një zgjedhje”, tha Ivanov, duke shtuar se në territoret e reja do të përshpejtohet lëshimi i dokumenteve.
Sipas Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin pritet të nënshkruajë të martën në ligj dokumentet për aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës – të vetëshpallura Republikat Popullore Luhansk dhe Donetsk, rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia.
Nënshkrimi i ligjeve nga Putin do të përfundonte hapin e fundit të procesit të aneksimit, bazuar në sistemin ligjor rus. Aneksimi është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe qeveritë perëndimore janë zotuar të mos i njohin rajonet si territor rus./21Media

Back to top button