Baraliu: Fushata zgjedhore ishte dinjitoze dhe e pangarkuar me tensione

Profesori universitar, Mazllum Baraliu sot tha se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë ishte dinjitoze, korrekte dhe e pangarkuar me tensione.
Ndër të tjera, Baraliu në RTV21 u shpreh se fushata zgjedhore ishte e përshkuar në mënyrë demokratike.

Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021. Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues, të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare./21Media

Back to top button