Barça e Atletico afër marrëveshjes, lajm i mirë për Griezmann

Siç raportohet nga mediumi francez, “L’EQUIPE”, dy gjigantët e La Ligas, Barcelona dhe Atletico Madridi janë shumë pranë që të arrijnë marrëveshje sa i përket transferimit të Antoine Griezmann.
Griezmann kaloi te Atletico sezonin e kaluar në formë huazimi dy vjeçar, por që në marrëveshje, Barcelona kishte inkuadruar një klauzolë interesante.
Në qoftë se Griezmann do të luante më shumë se 45’ minuta brenda 50% të ndeshjeve të Atleticos, ky i fundit do të detyrohej të paguante 40 milionë euro dëmshpërblim drejt Barçës.
Por, strategjia e Atletico deri tani ka qenë interesante, ku Griezmann nuk është aktivizuar në lojë deri në minutën e 60’ në ndeshjet e fundit.
Thuhej se si pasojë e kësaj, Barça planifikonte një padi drejt Atleticos pasi që besonte se sulmuesi francez ka arritur minutazhën në marrëveshje, dhe se Atletico i detyrohet 40 milionë euro për shërbimet e Griezmann.
Por, siç raportohet nga “L’EQUIPE”, Barca dhe Atletico janë shumë pranë të arrijnë marrëveshje sa i përket transferimit të Griezmann, ku tani “Blaugranët” kanë zbritur në 25 milionë euro shumën që po e kërkojnë për shërbimet e yllit francez.
Kjo gjë mund të nënkuptojë fundin e inkuadrimit të Griezmann në lojë nga minuta e 60’ e ndeshjes.

Back to top button