Barça fiton me mund të madh ndaj Valencias

Tri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme i ka arkëtuar Barcelona nga ballafaqimi tejet i vështirë me Valencian të zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”.
Raphinha me golin e tij në minutën e 15-të doli të jetë heroi i katalanasve sepse ai soli tri pikë të reja.
E gjithë ndeshja, por sidomos pjesa e dytë ishte jashtëzakonisht e komplikuar për skuadrën e Xavi Hernandezit, e aq më tepër kur nga minuta e 59’ skuadra e tij mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi nga loja u përjashtua Araujo.
Kjo fitore është një hap i madha përpara për Barcelonën në luftën për titullin e kampionit në La Liga. Ata kanë 62 pikë në vendin e parë, 10 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë, por që skuadra e Carlo Ancelotti ka një ndeshje më pak të zhvilluar.