Barcelona bën ofertën e re për Lewandowskin, vjen reagimi i Bayernit

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjiganti katalunas, Barcelona, ka bërë një ofertë të re për Robert Lewandowskin.
Oferta e re ishte pritur nga ana e krerëve të Barçës, pasi që Lewandowski ia kishte konfirmuar Bayernit që prioriteti i tij është që t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.
Oferta e re e “Blaugranëve” përfshin 35 milionë euro plus bonuset shtesë, por sipas disa burimeve të afërta të Bayernit, kjo ofertë nuk është e kënaqshme.
Mbetet të shihet nëse krerët e kampionit gjerman do ta pranojnë këtë ofertë, apo do t’i nevojitet Barcelonës që të përgatisë një ofertë tjetër.

Back to top button