Barcelona deklason Mallorca në fillim të sezonit të ri në La Liga

Ekipi kampion katalanas ka nisur sot mbarë edicionin e ri të garave në La Ligë.
Barcelona ishte më e mirë se Mallorca në udhëtim dhe fitoi me rezultatin 3:0.
Ekipi i Vedat Muriqit mbeti me dy lojtarë më pak për shkak të kartonëve të kuq.
Ishte pikërisht Muriqi ai i cili u ndëshkua me të kuq pasi qëlloi portierin mysafir në fytyrë, dhe para tij me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Morianes.
Kështu Barcelona mori hov në fushë dhe fitoi bindshëm.
Braziliani Raphina në minutën e shtatë, Torres në minutën e 23-të dhe Yamal në minutën e katërt shtesë ishin autorët e golave për ekipin katalanas që synon këtë edicion një titull tjetër të ri.