Barcelona e befasoi Buffonin!
Buffon tregon pse u befasua nga Barcelona
Portieri i skuadrës së njohur italiane, Juventusit, Gianluigi Buffon është shprehur se ka mbetur i befasuar nga ballafaqimet që kanë pasur në kuadër të Champions Leagues.
Ai ka thënë se nuk ka besuar që nuk do të pësoi gol nga klubi i njohur katalunas, Barcelona. “Kam menduar se kemi shanse të mira për kualifikim pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë, por sinqerisht nuk kam besuar se edhe në Cam Nou do të mbaj portën të pa prekur”, ka thënë Buffon duke shtuar se ndaj Barcelonës nuk është e zakonshme të shpëtohet pa gola.
“Kundër një skuadre të tillë, ju gjithmonë pritni se do t’i merrni një ose dy gola”, ka thënë.
Ndryshe, mbrëmë Juventusi e mposhti Barcelonën, duke shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./21Media